Aktualitet

Mashtrim dhe vjedhje, policia vë nën pranga 4 të rinj në Librazhd dhe Cërrik

12 Janar 2020, 11:45 Nga DOSJA
Mashtrim dhe vjedhje, policia vë nën pranga 4 të rinj në

ELBASAN- Ditën e sotme janë arrestuar  4 persona në Librazhd dhe në Cërrik për akuzat “mashtrim dhe vjedhje”.

Arrestimi është bërë i mundur nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, ku është zbuluar  edhe identiteti i 4 personave.

22-vjeçari me iniciale A.K është vënë nën pranga nga policia e Librazhdit për mashtrim, fshatin Spathar. Dyshohet që 22-vjeçari ka mashtruar një shtetase shqiptare duke i marrë asaj një shumë të konsiderueshm parash, prej 500000 lekësh.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 të rinj të tjerë  nga policia e Cërrikut, pasi kanë vjedhur një makinë.

Njoftimi i Policisë:

U arrestuan L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç,  banues në Cërrik. Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4″ (në pronësi të shtetasit D.Gj.), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona cerrik elbasan librazhd mashtrim dhe vjedhje arrestohen 4 persona cerrik elbasan librazhd mashtrim dhe vjedhje

Sondazh

Poll