Aktualitet

Mos shkoni më te ‘Dogana’! Terminali i autobusëve të Jugut dhe Veriut zhvendoset te ‘Kthesa e Kamzës’, shpërndarje

12 Janar 2020, 09:51 Nga DOSJA
Mos shkoni më te ‘Dogana’! Terminali i autobusëve të

TIRANË– Nga dita e sotme e në vazhdim terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë te zona e njohur si ‘Kthesa e Kamzës’.

Zhvendosja e terminalit është bërë menjëherë pas rinisjes së punimeve për projektin e ‘Unazës së Re’ pas aksioneve të IKMT për prishjen e banesave pa leje.

Pas njoftimit të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në terminalin e ri provizor.

Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. Tani terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut.

Zhvendosja e terminalit ishte parashikuar që të bëhej më 3 janar por vijimi i punimeve në të kanë bërë që data të shtyhej për sot. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj stacioni i autobusave të jugut tirane erion veliaj stacioni i autobusave të jugut tirane

Sondazh

Poll