Aktualitet

Mbillte kanabis në malet e Mirditës, Apeli i Shkodrës e kishte dënuar me burg, ekstradohet nga Franca Tom Kaçi

12 Janar 2020, 09:38 Nga DOSJA
Mbillte kanabis në malet e Mirditës, Apeli i Shkodrës e kishte

TIRANË– Një 50-vjeçar është ekstraduar nga Franca në Shqipëri pasi është dënuar me 5 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike.

50-vjeçari Tom Kaçi, banues në Bulshar të Mirditës, ishte dënuar nga Apeli i Shkodrës pasi në bashkëpunim me një tjetër person kishte mbjellë kanabis në zona të thella malore të vendlindjes. Më pas të dy kryenin transportimin e drogës me mjete në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Dokumentimi me prova për aktivitetin e paligjshëm u bë i mundur në vitin 2013, ndërsa Kaçi ishte larguar prej vendit në drejtim të Francës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione me vlerë mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit Tom Kaçi, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Ky shtetas ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet tom kaci tom kaci ekstradohet tom kaci tom kaci

Sondazh

Poll