Aktualitet

FOTOT: Zonat malore në Korçë zbardhen nga dëbora, të gjitha akset të kalueshme pa zinxhirë, priten ende reshje

12 Janar 2020, 09:03 Nga DOSJA
FOTOT: Zonat malore në Korçë zbardhen nga dëbora, të

KORÇË- Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë zonën jug-lindore të vendit kanë shkaktuar reshje dëbore në zonat malore. Reshjet kanë mbuluar fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës dhe zonën e Ersekës.

Trashësia e dëborës  ka arritur nga 5 deri në 10 cm në zona të caktuara, ndërkohë që sipas IGJEUM priten ende reshje të tjera. Edhe pse dëbora ka nisur të ‘zërë vend’, sërish të gjitha akset janë të kalueshme edhe pa zinxhirë duke mos krijuar vështirësi për qarkullim në rrugë. 

Ndërkohë edhe në qarkun e Dibrës ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve, përkatësisht në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi kalimi ka qenë i pamundur për një orë. Gjithashtu në Lurë trashësia e borës i ka arritur 15 cm.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber korce peshkopi reshjet e debores diber korce peshkopi reshjet e debores

Sondazh

Poll