Berisha: Do vendosim praktikat më transparente për shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Më tej në intervistë, ai ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vërë theks të ri dialogut.
GJERMANI- I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan më 9 shkurt. Në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate, diplomati gjerman tha se nuk u takon të tjerëve të vendosin se si do të formohet qeveria në Kosovë.
“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës. Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia. Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim i marrë nga Kosova”, deklaroi i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Më tej në intervistë, ai ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vërë theks të ri dialogut.
“Me Peter Sorensen, të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet që, përmes punës themelore, të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, u shpreh Sarrazin .
Ai tha se në të kaluarën, Gjermania dhe vetë ai, e kanë pasur për detyrë të mbështesnin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së.
“Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë. Shpresoj se tani puna thelbësore për zgjidhjet do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, theksoi Sarrazin.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'En...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energji...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave në qendrat e votimit në vend, në njësit&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Partia Demokratike ka dërguar këtë të mërkurë një kërkesë në Gjykatën ...
Anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një seancë të mbajtur më 2022. ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë këtë të mërkurë rekurs në Gjyk...
Jamarbër Malltezi TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë një dekla...
Vjosa Osmani KOSOVA- Ditën e sotme është mbajtur rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari&r...