Politike

Berisha: Ne kemi potencialin për ta dhënë energjinë me çmimet më të arsyeshme se çdo vend tjetër

Ai theksoi se ligji që miratuan për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend. 

5 Mars 2025, 20:10 Nga N.F
Berisha: Ne kemi potencialin për ta dhënë energjinë me
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se me shpejtësi do i rikthehen së pari nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë. Ai theksoi se ligji që miratuan për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend. 

Berisha tha se PD do të riktheht në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Sipas tij Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë.

"Ne sigurisht që e kemi qendror energjinë dhe rolin e saj. Dhe me shpejtësi do i rikthehemi së pari nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë. Ligji që ne miratuam për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend. Ligj i drejtë, ligj transparent, ligj i ndershëm. E përmbysën dhe e zëvendësuan me praktikat e pakërkuara, praktikat kryekëput korruptive.


Pra, ne u rikthehemi për një Shqipëri Madhështore të gjitha burimeve që kemi. Përsëri kemi burime të shumta ujore të pashfrytëzuara, të mëdha sepse ndaloi ritmi. Jo, ne do rikthehemi ndërtimit hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë. Ne kemi një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit.


Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë. Ka një vend, mund të jenë shumë, por një di unë, që i furnizon qytetarët e saj me ujë falas, krenarisht. Austria. Pas Austrisë, Shqipëria nuk po them të japë energjinë falas, por mund ta japë absolutisht me çmimet më të arsyeshme që mund ta japë një vend tjetër. Kaskada është një mrekulli e vërteta. Kaskada jep mundësi, që në qoftë se e përdor jo për ta vjedhur siç bëjnë këta, kanë krijuar kompanitë e tyre që ua shesin energjinë dhe pastaj ato dalin e shesin me çmimin e bursës," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll