Aktualitet

Aksident në rrugën Leposaviç- Jarinjë, plagosen 6 persona, policia në vendngjarje

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, mes tyre pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.

5 Mars 2025, 17:42 Nga N.F
Aksident në rrugën Leposaviç- Jarinjë, plagosen 6 persona,
Aksidenti

KOSOVË- Gjashtë persona janë plagosur pas një aksidenti të regjistruar në rrugën Leposaviç-Jarinjë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, mes tyre pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia po hetojnë shkaqet e aksidentit.

"Aksident trafiku me të lënduar në magjistralen Leposaviç-Jarinjë/ Mitrovicë Veri, 05 Mars 2025
Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, me datë 05.03. 2025, rreth orës 13:20, është njoftuar për një aksident në magjistralen Leposaviç-Jarinjë përkatësisht në fshatin Kamen, Leposaviç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor (NJRTRR), zjarrfikësit si dhe shërbimi emergjent mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar 6 (gjashtë) persona: 5 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor," thuhet në njoftimin e policisë.

aksident në rrugën leposaviç-jarinjë

Sondazh

Poll