Bota

Vrasja e gazetares Galizia, PE i dërgon ‘misionin urgjent’, kryeministri maltez jep dorëheqjen: Jam viktimë!

11 Janar 2020, 17:06 Nga DOSJA
Vrasja e gazetares Galizia, PE i dërgon ‘misionin urgjent’,

MALTË– Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka dhënë publikisht dorëheqjen e tij nga detyra pas vrasjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia. Në fjalimin ë tij të fundit për mediat, Muscat e konsideroi veten ‘viktimë’ dhe u shpreh se kishte paguar një çmim shumë të lartë politik për këtë episod të errët.

Ai u kërkoi mbështetësve të tij që të mos lejojnë që trishtime të trumfojë mbi partinë.  Nga ana tjetër, Parlamentit Evropian ka dërguar një “mision urgjent” në Maltë pasi përfundimet e hetimit policor në lidhje me vrasjen mafioze të gazetares në tetor të vitit 2017. “Misioni” i dërguar do të hetoje edhe mbi financat e shtetit gjatë qeverisjes së Muscat.

Kryeministri Maltez do ta mbajë postin deri në emërimin e Kryeministrit të ri, rreth mesit të janarit. Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në kohën që ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni, investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers”. Ajo mbeti e vdekur në një atentat me bombë që iu vu nën makinë e marrë me qera. Trupi i saj u gjet nga i biri, Metthew, i cili dëgjoi shpërthimin nga banesa.

(f.m/R/G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota daphne caruana galicia vrasja e gazetares në malte daphne caruana galicia vrasja e gazetares në malte

Sondazh

Poll