Bota

Mori valixhet dhe iku në Kanada, Mbretëresha urdhër të prerë pas largimit të Meghan: Gjeni zgjidhje

11 Janar 2020, 16:42 Nga DOSJA
Mori valixhet dhe iku në Kanada, Mbretëresha urdhër të

KANADA- Dukesha e Sussex, Meghan Markle është rikthyer në Kanada për t’u bashkuar me djalin e saj, Archie, ndërkohë bashkëshorti i saj Princ Harry, po përpiqet të mbajë nën kontroll familjen Mbretërore.

Largimi i Meghan për në Kanada vjen vetëm dy ditë, pasi Harry dhe Meghan bënë njoftimin e befasishëm, ku thanë se do të largohen nga rolet e tyre mbretërore dhe do të bëhen të pavarur financiarisht.

Pas një qëndrimi gjashtë-javor në Vancouver gjatë periudhës së festave, çifti kanë vendosur të ndajnë kohën e tyre duke jetuar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Jugut, duke vijuar me planet e tyre për të ardhmen.

Një burim i afërt i Pallatit, tha se vendimi i tyre kishte “dëmtuar” dhe zhgënjyer familjen dhe se Mbretëresha kishte porositur të katër familjet mbretërore të gjejnë një “zgjidhje” të shpejtë “brenda disa ditësh dhe jo javësh”.

Burimi i Pallatit të Buckingham tha se familja mbretërore po vepron me nxitim për të gjetur një zgjidhje sa më parë lidhur me situatën që çifti ka krijuar.

Dy ditë më parë u publikua lajmi se Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të dalin jashtë familjes mbretërore. Ata duan që të punojnë dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Lajmi u bë më dije nga gazetari britanik me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se janë përfolur shumë arsye që janë bërë shkak për këtë vendim të dyshes. Megjithatë, vetë Meghan dhe Harry janë shprehur se duan të krijojnë një jetë të qetë larg problemeve dhe të pavarur financiarisht.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore meghan markle princ harry princ harry largohet nga familja mbreterore

Sondazh

Poll