Aktualitet

‘Shpejtësia si aeroplan vret jetën!’/ Policia kontrolle në rrugë, për 5 orë pezullon 17 patenta, lëviznin me 170 km/h

12 Janar 2020, 06:41 Nga DOSJA
‘Shpejtësia si aeroplan vret jetën!’/ Policia kontrolle

TIRANË– Policia Rrugore ka bërë monitorim me radar e dragër në akset e rrugëve Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë në orët e vona të mbrëmjes për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Për 5 orë monitorim me radar, u pezulluan 17 leje drejtimi për shpejtësi skëterrë që varionte nga 138 deri në 170 km/h. Ndërkohë Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia si aeroplan vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle me radare policia e shtetit kontrolle me radare policia e shtetit

Sondazh

Poll