Aktualitet

Provokacija e rëndë në Srebrenicë: Postera të gjeneralit famëkeq serb Ratko Mlladiç me mesazhin “Nuk kishte gjenocid”

12 Janar 2020, 07:07 Nga DOSJA
Provokacija e rëndë në Srebrenicë: Postera të

SERBI–  Aktivistët e Shoqatës “Alternativa Lindore” kanë provokuar keqasi në qytetin e Srebenicës duke ngjitur disa postera të gjeneralit famëkeq, Ratko Mlladic. Në postera shkruhej:  “Nuk kishte gjenocid” dhe “Do Zoti të jetojë dhe të jetë i shëndetshëm për ne”.

Posterët mbështetes për të dënuarin me burg përjetë, u hoqën menjëherë pasdite, por u publikuan në rrjete sociale nga imami i Srebrenicës, Ahmed Hrustanoviç. Posterët u hoqën pasdite – njoftoi në Facebook imami i Srebrenicës Ahmed Hrustanoviç.

Gjykata e Hagës dënoi dy vjet më parë Ratko Mladic, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, me burgim të përjetshëm për gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

Çfarë është masakra e Srebenicës?

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet posterat provokues ne srebenice ratko mladic posterat provokues ne srebenice ratko mladic

Sondazh

Poll