Bota

“Mami të dërguan një mesazh”/ E bija e spikeres futet në studio, teksa gazetarja jepte lajmet (VIDEO)

11 Janar 2020, 15:56 Nga DOSJA
“Mami të dërguan një mesazh”/ E bija e spikeres futet

RUSI- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Rusi. Prezantuesja e lajmeve gjatë transmetimit live, ndërpritet nga e bija e saj e vogël,  e cila i sjell telefonin në studio për t’i treguar se dikush i ka dërguar mesazh.

Sipas medieve të huaja, kjo ngjarje komike ka ndodhur në studiot e televizionit lokal Taghil në qytetin Nizhniy Tahil, ku prezantuesja Anna Kizilova po jepte lajmet.

Në një moment prezantuesja e lajmeve u mundua ta largojë me qetësi para kamerës, vogëlushja Elizaveta tha:  “Por nënë, ke një mesazh”.

Prezantuesja tha për televizionin CEN, se ishte detyruar ta merrte të bijën nga çerdhja dhe të rikthehej shpejtë në punë kur edhe ndodhi incidenti gazmor në studio.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rusi spikerja ne rusi vogelushja futet ne studion e lajmeve rusi spikerja ne rusi vogelushja futet ne studion e lajmeve

Sondazh

Poll