Bota

Kujtim Shala për President në Kosovë? LDK: S’e kemi propozuar, do flasim kur të vijë koha

11 Janar 2020, 15:55 Nga DOSJA
Kujtim Shala për President në Kosovë? LDK: S’e kemi

KOSOVË– Gjatë ditës së sotme mediat kosovare kanë raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën për postin e Presidentit, në kuadër të marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së rë në Kosovë. Mirëpo, në një reagim zyrtar, vetë LDK-ja ka mohuar që kjo gjë është e vërtetë. Ata shtojnë se nuk do ët propozojnë asnjë emër për portin e Presidentit derisa të vijë koha e duhur.

Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për President janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për President derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së Presidentit,”- është shprehur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë dhe takimi  fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni koalicioni mes ldk dhe vetevendosje kujtim shala qeveria e re ne kosove koalicioni mes ldk dhe vetevendosje kujtim shala qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll