Aktualitet

Plas sherri në urbanin e "Tiranës së Re", qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë se si qytetari ka shkelmuar dhe grushtuar faturinon e urbanit. Sakaq lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

4 Mars 2025, 12:09 Nga b.z\

Plas sherri në urbanin e "Tiranës së Re", qytetari

TIRANË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re" në kryeqytet. Një qytetar është përplasur fizikisht me faturinon e urbanit. 

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë se si qytetari ka shkelmuar dhe grushtuar faturinon e urbanit. Sherri ka shkaktuar panik te qytetarët e tjerë që ndodheshin në urban dhe në stacion, teksa kanë tentuar që të futen mes tyre për ti ndarë. 

"Qenke i keq ti ore. Është në detyrë ai...",- dëgjohet ti thotë një qytetare të riut që po dhunonte faturinon. Sakaq lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

 

sherr urban tir

Sondazh

Poll