Aktualitet

Operacioni antidrogë në Sarandë, zbardhen EMRAT e të shoqëruarve, me precedentë të mëparshëm penal

Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 12 persona, 3 prej të cilëve në Sarandë dhe 9 në Delvinë por vetëm 5 prej tyre janë identifikuar deri më tani. 

4 Mars 2025, 10:20 Nga B.Z
Operacioni antidrogë në Sarandë, zbardhen EMRAT e të
Foto ilustruese

SARANDË - Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin antidrogë që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme në qytetin e Sarandës këtë të martë. Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 12 persona, 3 prej të cilëve në Sarandë dhe 9 në Delvinë por vetëm 5 prej tyre janë identifikuar deri më tani. 

Në Sarandë janë ndaluar Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.

Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.

Gjithashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe janë sekuestruar disa celularë që dyshohet se janë përdorur në aktivitete kriminale. 

Bëhet me dije se hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë i ka kaluar më pas Prokurorisë së Gjirokastrës. Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim. 

operacion antidroge spak sarande

Sondazh

Poll