4 Mars 2025, 09:40
Nga B.Z
GJKKO
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të martë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Klajdi Merkajn i akuzuar se pastronte paratë e kokainës së vëllezërve Çopja.
Gjyakata ka vendosur që Merkaj të vazhdojë dënimin me burg të caktuar më 29 korrik të vitit 2024.
Njoftimi:
1. Kërkuesi Klajdi Merkaj me datë 10.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260 e në vijim të K.Pr.Penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 46, datë 03.03.2025 vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Klajdi Merkaj, vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhënë sipas vendimit nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
35-vjeçari, Klajdi Merkaj u ekstradua në 20 nëntor të vitit 2024 nga Italia në Shqipëri, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Merkaj gjithashtu njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja. Nga hetimet e SPAK ai dyshohet se pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas. Prokuroria e Posaçme sekuestroi 1 milion euro pasuri të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. SPAK me urdhër nga GJKKO sekuestroi llogari bankare, truall, ndërtesa, garazhe, duplekse dhe apartamente.
SPAK njoftoi se nga hetimet është zbuluar përdorimi i kriptovalutave nga ana organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme. Sipas organit të akuzës është ekzekutuar vendimi i gjykatës janë sekuestruar kriptovaluta me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Po ashtu janë sekuestruar dhe pasuri të tjera të paluajtshme me vlerë 1 milion euro.
gjkko klajdi merkaj
Aktualitet
4 Mars 2025, 08:54
B.Z
Foto ilustruese
DURRËS - Ministria e Bujqësisë ka reaguar lidhur me rastin që u publikua një ditë më parë në m...
Aktualitet
4 Mars 2025, 08:22
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një ngjarje e rëndë kriminale në rajonin e Dukagjinit e vuri në lëvizje Bepin Kolvatajn, gazeta...
Aktualitet
4 Mars 2025, 08:00
B.Z
Bregdeti i Himarës
BERLIN - Në hapjen zyrtare të panairit të turizmit në Berlin ITB 2025, kryeministri i Shqipë...
Aktualitet
4 Mars 2025, 07:49
B.Z
Foto ilustruese
KROACI - Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do t&eum...
Aktualitet
4 Mars 2025, 07:19
B.Z
Moti
TIRANË - Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga k...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:50
r.ll
flamur vezaj
TIRANË- Më 30 Dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese legjitimoi hetimet bazuar në “Sky ECC”, duke rrëzuar...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:33
r.ll
pamje nga momenti ne prizren
PRIZREN- Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është film...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:07
N.F
Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj
TIRANË- Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra më 13 janar 2022, pasi K...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:04
r.ll
VOID tower
TIRANË- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se në fazën e dytë të garës për ndërtimin e VOID Tower...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:49
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, duke diskutuar skandalin e përgjimit pa vendim gjykate të anëtarëve të Gjykatës Kush...