Aktualitet

VIDEO/ "Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë!" Banorët e Tragjasit në protestë, përplasen me policinë

Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie, së bashku me punëtorët e firmës, kanë mbërritur në fshat për të nisur punimet.

4 Mars 2025, 09:54 Nga M.B
VIDEO/ "Duan të na devijojnë ujin e lumit për në
Foto nga vendi i ngjarjes

TRAGJAS- Banorët e Tragjasit janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë projektin e ujësjellësit, i cili parashikon marrjen e burimit të ujit të fshatit.


Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie, së bashku me punëtorët e firmës, kanë mbërritur në fshat për të nisur punimet. Banorët, të kapur të papërgatitur nga kjo situatë, kanë reaguar ashpër, duke u përplasur me autoritetet për të mbrojtur burimin e tyre të ujit.


Banoret e Tragjasit, radhimës dhe Orikumit kundërshtojnë projektin i cili synon të marrë ujë prej burimit të Izvorit për të furnizuar me ujë Dhërmiun, Palasën, Jalën etj.



tragjas

Sondazh

Poll