Aktualitet

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani, pritet ekstardimi në Shqipëri

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë, Brian Syzo 44-vjeç ndaj të cilit Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

4 Mars 2025, 11:19 Nga E. D
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine dhe
foto ilustruese

GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se në pranga ka rënë, Brian Syzo 44-vjeç ndaj të cilit Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Klevis Gjonkolaj, 22-vjeç, të cilin në vitin 2024 Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje. Ndërkohë pritet ekstradimin e dy shtetasve, në Shqipëri.

Njoftimi i Policsë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur Kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij, në Pogradec.

Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023. Si rezultat i sigurimit të informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec. Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje. Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

brian syzo klevis gjonkolaj

Sondazh

Poll