4 Mars 2025, 08:00
Nga B.Z
Bregdeti i Himarës
BERLIN - Në hapjen zyrtare të panairit të turizmit në Berlin ITB 2025, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi turizmin si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Sipas tij, vendi ka njohur një rritje të ndjeshme dhe po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar. "Numri i mbërritjeve turistike është rritur me 80 për qind në pesë vitet e fundit", tha Rama dhe shtoi se "zgjerimi i infrastrukturës ajrore dhe lidhjet e reja ndërkombëtare po e bëjnë Shqipërinë më të aksesueshme". Aeroporti i Tiranës tashmë regjistron 11 milionë pasagjerë në vit, ndërsa fluturimet direkte nga Gjermania po shtohen ndjeshëm.
Për ta prezantuar Shqipërinë si një destinacion të gjithanshëm, Rama vuri në dukje diversitetin natyror dhe kulturor të vendit. Ai theksoi se nga plazhet mesdhetare te Alpet, nga qytetet historike si Butrinti deri te turizmi aktiv në Valbonë dhe Theth, Shqipëria ofron përvoja unike për çdo vizitor. Rama foli për konceptin "albanity", një kombinim i emrit të vendit anglisht me fjalën mikpritje, që sipas Ramës përfaqëson shpirtin e hapur të shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një destinacion i fshehur, por një vend që po zbulohet dhe po fiton vëmendjen që meriton.
Një sërë aktivitetesh me rastin e panairit
Për të sjellë këtë imazh më pranë publikut, Shqipëria ka organizuar një program të larmishëm aktivitetesh gjatë panairit. Diskutimet mbi turizmin e qëndrueshëm dhe investimet janë në qendër të vëmendjes, ndërsa vizitorët kanë mundësinë të eksplorojnë gastronominë shqiptare përmes degustimeve dhe demonstrimeve të gatimit. Shfaqjet kulturore, me muzikë dhe valle tradicionale, sjellin një pasqyrë autentike të trashëgimisë shqiptare, ndërsa promovimi i qytetit të Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera të mbrojtura nga UNESCO tregon rëndësinë e turizmit kulturor për zhvillimin e sektorit.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin nuk është vetëm një mundësi për promovim, por një hap strategjik për të forcuar pozitën e saj në tregun global të turizmit. "Ky është momenti për të treguar botës se Shqipëria është gati të mirëpresë vizitorët dhe të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme," tha Rama.
Çfarë është ITB Berlin
ITB Berlin është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i turizmit në botë, ku çdo vit mblidhen përfaqësues të destinacioneve turistike, operatorë turistikë, kompani ajrore, investitorë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota. Prej disa vitesh panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë, por vetëm për biznesin.
Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 4 deri më 6 mars 2025, sjell mbi 5 800 ekspozues nga 170 vende dhe pritet të mirëpresë më shumë se 100,000 vizitorë. Programi përfshin panele diskutimi, prezantime dhe mundësi të shumta rrjetëzimi, duke shërbyer si një platformë kryesore për trendet dhe inovacionet më të fundit në industrinë globale të turizmit. /DW
panairi i turizmit shqiperi berlin
Aktualitet
4 Mars 2025, 07:49
B.Z
Foto ilustruese
KROACI - Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do t&eum...
Aktualitet
4 Mars 2025, 07:19
B.Z
Moti
TIRANË - Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga k...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:50
r.ll
flamur vezaj
TIRANË- Më 30 Dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese legjitimoi hetimet bazuar në “Sky ECC”, duke rrëzuar...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:33
r.ll
pamje nga momenti ne prizren
PRIZREN- Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është film...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:07
N.F
Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj
TIRANË- Prokurori i Tiranës, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra më 13 janar 2022, pasi K...
Aktualitet
3 Mars 2025, 22:04
r.ll
VOID tower
TIRANË- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se në fazën e dytë të garës për ndërtimin e VOID Tower...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:49
N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, duke diskutuar skandalin e përgjimit pa vendim gjykate të anëtarëve të Gjykatës Kush...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:28
N.F
Vezaj
TIRANË- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka rea...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:33
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar Detaje nga operacioni i Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:23
N.F
Mesazhet
ELBASAN- Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari nga Elbasani, i cili tha se kur u nda nga e das...