Aktualitet

VIDEO/ Incidenti i rëndë në Prizren, një person filmohet duke grisur Kuranin

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër veprimin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për të identifikuar dhe marrë masa ndaj këtij personi.

3 Mars 2025, 22:33 Nga r.ll
VIDEO/ Incidenti i rëndë në Prizren, një person filmohet
pamje nga momenti ne prizren

PRIZREN- Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë të Kuranit. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku shënohet dhe dita e tretë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër veprimin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për të identifikuar dhe marrë masa ndaj këtij personi.

prizren kurani

Sondazh

Poll