Aktualitet

"A.I.B.A" fiton garën për kullën tek bulevardi Zhan D’Ark, anulohet LIFT Tower

Lidhur me VOID Tower që tashmë duket se është projekti që do të avancojë më shpejt Korporata nisi procedurat për gjetjen e një partneri privat për zhvillim në fund të vitit të shkuar.

3 Mars 2025, 22:04 Nga r.ll
"A.I.B.A" fiton garën për kullën tek bulevardi Zhan
VOID tower

TIRANË- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se në fazën e dytë të garës për ndërtimin e VOID Tower që është pjesë e nënprojektit që lidhet me ndërtimin e kompleksit governativ vetëm dy nga katër kompani që kaluan fazën e parë, paraqitën ofertë.

Bëhet fjalë për Progeen shpk dhe A.i.b.a Kompani sh.a. Sipas vlerësimit fitues është shpallur Aiba me 46.1 për qind të vlerës duke lënë pas Progeen me 45%.

Po kështu Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se për nënprojektin tjetër që lidhet me ndërtesën e Kadastrës dhe LIFT Tower planifikuar për ndërtim tek inxhinieria e ndërtimit në fazën e dytë nuk pati asnjë ofertë nga dy të kualifikuara në fazën e parë.

Kjo ka bërë që tashmë procedura konkurruesë të anulohet.

“Ky Njoftim ju komunikon vendimin e Korporatës për anullimin e procedurës konkurruese të nisur më 20 Nëntor 2024 për përzgjedhjen e një Partneri Privat për zbatimin e kontratës “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”.

Arsyeja për anullim është: asnjë prej aplikantëve të ftuar nuk paraqiti ofertë për Fazën II të procedurës brenda afatit për dorëzimin e ofertave të përcaktuar në Ftesën për Ofertë” thuhet në dokumentin e Korporatës.

Lidhur me VOID Tower që tashmë duket se është projekti që do të avancojë më shpejt Korporata nisi procedurat për gjetjen e një partneri privat për zhvillim në fund të vitit të shkuar.

Në këtë kontekst, privati do të zhvillojë ndërtimin tek Aviacioni Civil dhe Parku i Delegacioneve, me pjesën takuese që shteti duhet të marrë tek kulla VOID që do të ndërtohet në Bulevardin Zhan d’Ark.

Këto nuk janë projektet e vetme që po zhvillohen në këtë formë. Në faza të ndryshme të garës janë disa të tilla si stadiumi “Selman Stërmasi”, Biblioteka e re Kombëtare apo vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, si pjesë e nënprojektit “Hospitality”. Së fumdmi edhe Pallati i Kongreseve i njoftuar nga Kryemiistri por ende pa një garë të hapur./MONITOR

void tower

Sondazh

Poll