Aktualitet

Aksident në aksin Kullë-Manëz, makina përplas për vdekje këmbësorin 65-vjeçar

Fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën përshkak të plagëve të marra nga përplasja.

3 Mars 2025, 20:44 Nga N.F
Aksident në aksin Kullë-Manëz, makina përplas për
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz. Mësohet se një makinë tip "Opel Corsa" ka përplasur një këmbësor. Fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën përshkak të plagëve të marra nga përplasja.

Mësohet se viktima me iniciale S. A., është i moshës rreth 65 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës. Efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar shoferin e mjetit. Ai po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident në aksin kullë-manëz

Sondazh

Poll