3 Mars 2025, 21:28
Nga N.F
Vezaj
TIRANË- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me përgjimet e paligjshme ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vezaj shkuan se ky skandal i SPAK po kalon pa vëmendjen e duhur. Gazetari thekson se SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë.
Sipas tij vetë kreu i SPAK, Altin Dumani ka gënjyer Gjykatën duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Vezaj shkruan se dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi dhe jo vetëm dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar.
Sipas gazetarit kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese. Vezaj shton se përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve. Ai shkruan se ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë.



Postimi i plotë i Vezajt:
SKANDALI I SPAK: PËRGJIME TË PALIGJSHME NDAJ GJYQTARËVE TË GJK?
Një skandal i rëndë po kalon pa vëmendjen e duhur: SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë, bazuar vetëm në thashetheme të disave në media, pa përmendur asnjë burim konkret, thjesht në bazuar në sloganin “në emër të dyshimit të arsyeshëm”!
Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka gënjyer Gjykatën, duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar! Kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese.
Sipas shkresës së Prokurorisë, të firmosur nga Braho, “më 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij”. Por Prokuroria dyshon se, meqenëse vendimi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare, mund të ndodhin ndryshime apo favorizime nga ana e gjyqtarëve. Pikërisht mbi këtë supozim, është urdhëruar përgjimi i Gent Ibrahimit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, përfshirë gjyqtarë të tjerë, avokatë dhe familjarë. Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve.
Ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë. A do të ketë reagime institucionale për këtë çështje? Ylli Manjani të paskan ndjek më duket edhe ty!!

dumani flamur vezaj spak
481510460 10162138738094457 6034973166580785019 n
481251375 10162138738114457 6803921557855538230 n
481451995 10162138738214457 2432972744430722260 n
yhnyhpng
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:33
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar Detaje nga operacioni i Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:23
N.F
Mesazhet
ELBASAN- Javën e kaluar emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari nga Elbasani, i cili tha se kur u nda nga e das...
Aktualitet
3 Mars 2025, 21:13
N.F
Anila Haxhiu
FIER- Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në Mars 202...
Aktualitet
3 Mars 2025, 20:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Doganën e Portit të Vlorës,...
Aktualitet
3 Mars 2025, 20:44
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz. ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 20:20
N.F
Kongresi
DURRËS- Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare i organizuar nga Urdhri Profesional i Mjekut V...
Aktualitet
3 Mars 2025, 20:08
N.F
Ardian Nikulaj
TIRANË- Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u p&...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:40
N.F
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:37
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 77 ...
Aktualitet
3 Mars 2025, 18:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë në ndë...