Aktualitet

FOTO/ Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Europiane për Veterinarinë, pozicionon vendin tonë si një aktor të rëndësishëm në zhvillimet e këtij sektori në Europë

Përveç kontributit shkencor dhe trajtimit të çështjeve kyçe në shëndetin veterinar, ky kongres sjell efekte të shumëfishta për Shqipërinë, jo vetëm në rritjen e kapaciteteve profesionale të veterinerëve, por edhe në promovimin e vendit tonë si një destinacion për turizmin dhe organizimin e eventeve ndërkombëtare.

3 Mars 2025, 20:20 Nga N.F
FOTO/ Shqipëria në Qendër të Vëmendjes Europiane
Kongresi

DURRËS- Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare i organizuar nga Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë, UPMVSH në Durrës ka vendosur Shqipërinë në hartën europiane të veterinarisë. Federata e Veterinerëve të Europësm FVE publikoi në platformat e saj zyrtare në Facebook dhe Instagram një video ekskluzive nga kongresi, ku shfaqen President i FVE, Siegried Moder, President i Unionit Europian i Veterinerëve të Praktikës UEVP, Volker Moser dhe Presidenti UPMVSH, Ervin Resuli.

Ky publikim nga FVE është një moment historik për veterinarinë shqiptare, duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor të rëndësishëm në zhvillimet e këtij sektori në Europë. Përveç kontributit shkencor dhe trajtimit të çështjeve kyçe në shëndetin veterinar, ky kongres sjell efekte të shumëfishta për Shqipërinë, jo vetëm në rritjen e kapaciteteve profesionale të veterinerëve, por edhe në promovimin e vendit tonë si një destinacion për turizmin dhe organizimin e eventeve ndërkombëtare.

Kongresi i zhvilluar në Durrës nuk ishte vetëm një ngjarje akademike dhe profesionale, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Mbledhja e qindra profesionistëve nga vende të ndryshme të Europës dhe botës ka kontribuar në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe ka ofruar një imazh pozitiv për Shqipërinë si një vend mikpritës dhe i përkushtuar ndaj zhvillimit të sektorit veterinar.

Një vëmendje e tillë nga institucionet më të rëndësishme europiane të veterinarisë është një dëshmi e punës së palodhur që është bërë për organizimin dhe suksesin e këtij kongresi. Ky është një hap i madh përpara për Shqipërinë dhe një sinjal i qartë se vendi ynë po forcon rolin e tij në fushën e veterinarisë europiane.

kongresi i parë ndërkombëtar i mjekësisë veterinare shqiptare

Sondazh

Poll