Politike

Starton Panairi i Turizmit, Tobias: Krenarë që kemi një partneritet afatgjatë! Shumë prej jush do të përjetojnë Shqipërinë me të gjitha shqisat

Përfaqësuesi i ITB Berlin që organizon këtë panair, Mario Tobias gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite dhe së është krenar që kanë një partneritet afatgjatë.

3 Mars 2025, 18:52 Nga r.ll
Starton Panairi i Turizmit, Tobias: Krenarë që kemi një
mario tobias

BERLIN- Në Berlin ka nisur Panairi i Turizmit ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025. Përfaqësuesi i ITB Berlin që organizon këtë panair, Mario Tobias gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite dhe së është krenar që kanë një partneritet afatgjatë. Ai tha se kur u takua me kryeministrin Rama ishin shumë mikëprites dhe se Shqipëria është mikëpritëse. 

“Bota e udhëtimit jeton këtu, askund tjetër! Përpara se ta mbyll, dua të nxjerr në pah Shqipërinë, vendi pritës i 2025-ës, jam shumë entuziast që është vendi mikpritës këtë vit. Përgjatë kësaj mbrëmjeje do t’ju marr me vete në një udhëtim mahnitës drejt këtij destinacioni tërheqës. Shqipëria ka pasur një prani të fortë në ITB për shumë e shumë vite, jemi krenarë që kemi një partneritet afatgjatë. Programi sotëm premton që të mos jetë më pak se sa spektakolar dhe dua që t’ju lë mezi të prisni për të parë edhe më shumë!

Dua të shtoj një fjalë personale për ju Edi Rama dhe ju Mirela Kumbaro. Kur u takuam personalisht vitin e kaluar, ishit mikpritës kaq të mrekullueshëm për ne. Na bëtë të ndjejmë shqippritjen! Ishte e qartë, Shqipëria dhe mikpritja! Vërtet na bëtë të ndihemi kaq të mirëpritur! Shumë prej jush do të përjetojnë Shqipërinë me të gjitha shqisat!”, u shpreh Tobias. Ky panairi do të zgjasë deri në 6 mars dhe pjesëmarrës do të jenë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës.

mario tobias

Sondazh

Poll