Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
Ky vendim është marrë më 25 Shkurt. Gjyqtari Lane ka pranuar prapësimet e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare e përfaqësuar prej një prokurori britanik, se përse nuk duhej pranuar aplikimi për të apeluar vendimin.
TIRANË- Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i është refuzuar kërkesa për të apeluar vendimin e lejimit të ekstradimit në vendin tonë
Gjykata e apelit në Londër i tha gazetarit, Muhamed Veliu se gjykatësi Sir Peter Lane nuk e pranoi kërkesën për të apeluar prej Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt.
Ky vendim është marrë më 25 Shkurt. Gjyqtari Lane ka pranuar prapësimet e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare e përfaqësuar prej një prokurori britanik, se përse nuk duhej pranuar aplikimi për të apeluar vendimin.
Edmond Haxhia dhe katër britanikët, tentuan pa sukses të rrëzojnë vendimin e 27 Gushtit, të vitit të shkuar nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” nga ku u pranua kërkesa e drejtësisë shqiptare për ti ekstraduar.
Kjo do të thotë se mund të jetë çështje javësh kur oficerëve të Interpol Tiranës do ti duhet të udhëtojnë drejt Londrës për ti sjellë me pranga në duar e vënë përpara gjykatës së Lezhës. Prokuroria e Lezhës akuzon Edmond Haxhinë se ishte truri organizativ i vrasjes së Ardian Nikulajt prej portugezit ardhur nga Anglia, Ruben Saraiva më 19 Prill 2023 në Shëngjin.
Ndërsa katër britanikët vëzhguan viktimën duke i përcjellë informacione ekzekutorit Saraiva. Ekstradimi i grupit të vëzhguesve do të shënojë rastin e dytë kur një shtetas britanik ekstradohet për në Shqipëri. Në Maj të 2007-ës, britanikët Dino Christodoulou dhe Robin Arnold u ekstraduan nga Britania e Madhe e më pas u dënuan nga Gjykata e Tiranës për abuzime me fëmijët në një strehë për jetimët./ TCH
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se pas numërimit të mbi 77 ...
Pamje nga vendi i ngjarjes DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë në ndë...
ilirjan celibashi TIRANË- Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë t&e...
foto ilustruese ITALI- Dy binjakë shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhun...
Foto TIRANË- Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshati Maliq Muҫo pas njoftimit të ...
Viktima dhe autori i dyshuar TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palesti...
Besar Nimani me motrën dhe vëllain GJERMANI- Motra e të ndjerit Besar Nimani është dorëzuar në polici lidhur me të ...
Avokati TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën "arrest në ...
pamje nga vendngjarja KAPSHTICË- Një fluks i lartë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ...