Aktualitet

Rrëzohet skela në Durrës/ Plagoset punëtori 38-vjeçar, ka marrë lëndime të rënda në këmbë, shoqërohet në polici pronari i objektit

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës. I plagosuri mësohet se është punëtor dhe ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.

3 Mars 2025, 18:33 Nga N.F
Rrëzohet skela në Durrës/ Plagoset punëtori
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë në ndërtim në Durrës. Raportohet se gjatë punimeve është rrëzuar skela e vendosur në ndërtesë dhe për pasojë është plagosur një 38-vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës. I plagosuri mësohet se është punëtor dhe ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ka shkuar policia, që po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë. Ndërkohë është shoqëruar në polici pronari i objektit.

rrëzohet skela në durrës

Sondazh

Poll