Aktualitet

Dhunuan pronarin e një qebaptoreje/ Lihen në burg binjakët shqiptarë, ja si nisi sherri i të rinjve pas festës së ditëlindjes

Bëhet e ditur se dy18-vjeçarët u arrestuan pak ditë më parë për grabitje të qebaptores në zonën e Via Guarneri del Gesù dhe për sulm ndaj pronarit.

3 Mars 2025, 18:26 Nga E. D
Dhunuan pronarin e një qebaptoreje/ Lihen në burg binjakët
foto ilustruese

ITALI- Dy binjakë shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhunës që ushtruan ndaj pronarit të një qebaptoreje. Bëhet e ditur se dy18-vjeçarët u arrestuan pak ditë më parë për grabitje të qebaptores në zonën e Via Guarneri del Gesù dhe për sulm ndaj pronarit. Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se dy 18-vjeçarët para gjyqtarit hetues dhe avokatit të tyre u shprehën se nuk kishin bërë asgjë të keqe dhe fajësuan të arrestuarin e tretë, një 17-vjeçar italian, i cili kishte qenë më ta në një festë ditëlindjeje.

Gazeta italiane shkruan se tre të rinjtë e arrestuar, së bashku me disa djem të tjerë një grup prej katër-pesë të rinjsh mes tyre edhe një vajzë të gjithë të dehur u drejtuan për në qebaptore. Sipas dy shqiptarëve, i pari që ka hyrë ka qenë 17-vjeçari, i cili ka nisur të debatojë me pronarin, i cili nuk donte që ai të shkonte në tualet. Po situat është tensionuar më shumë pasi pronari i qebaptorit dyshohet se e kapi të miturin nga krahu, duke shkaktuar reagimin e të riut, i cili e goditi me grusht në fytyrë. 

“E plagosi me unazat. Askush nga ne nuk kishte thikë”, thënë dy shqiptarët. 

Gjithashtu pas përleshjes grupi është larguar drejt kopshteve publike, ku policia ndaloi italianin dhe dy shqiptarët. Binjakët nuk e prisnin arrestimin dhe betohen se nuk ishin ata që dhunuan pronarin. Avokati i tyre, Guido Priori, kishte kërkuar arrest shtëpiak, por gjyqtari caktoi arrest në burg.

policiaq italiane

Sondazh

Poll