3 Mars 2025, 15:14
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Një alarm për sulm terrorist është ngritur mesditën e sotme në Mannheim, në Gjermaninë perëndimore, pasi një makinë është përplasur me një turmë njerëzish. Sipas informacioneve zyrtare nga policia lokale, të paktën një person ka vdekur dhe më shumë se 25 të tjerë janë plagosur nga sulmi deri më tani. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se autori u identifikua dhe është vënë në pranga nga policia.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 12:15. në sheshin kryesor Paradeplatz. Gjithashtu policia dhe shërbimet e urgjencës u vendosën në një shkallë të gjerë, me oficerë të armatosur që bllokuan Paradeplatz dhe pjesë të mëdha të qendrës së qytetit. Megjithatë motivet e drejtuesit të makinës që u përplas me turmën mbeten të paqarta. Faqja lokale e internetit manheim24 përshkruan se një makinë e zezë lëvizi me shpejtësi të madhe nga një shesh drejt një shatërvani ku ndodheshin disa njerëz. Po ashtu një dëshmitar okular ka përshkruar momentet dramatike kur një makinë u përplas me një turmë në Mannheim të Gjermanisë.
"Njerëzit bërtisnin, vraponin në panik. Papritmas policia ishte kudo. E mbyllën qendrën, po na nxirrnin nga dyqanet. Në rrugë kishte këpucë, rroba dhe një karrocë fëmijësh të hedhura. Njerëzit bërtisnin, vraponin në panik. Zjarrfikëset, ambulancat, siguria, të gjithë po vinin. Nga lart helikopterët po krehnin zonën në kërkim të autorit. “Ishin skena tmerri...” tha dëshmitari.
Gjithashtu në dhjetor gjashtë persona humbën jetën kur një makinë e drejtuar nga një 50-vjeçar u përplas me ta në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ndërsa në mes të shkurtit një nënë e re dhe fëmija i saj humbën jetën kur u përplasën nga një makinë në Mynih.
Bota
3 Mars 2025, 15:15
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet an&eum...
Bota
3 Mars 2025, 15:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi ...
Bota
3 Mars 2025, 14:45
B.Z
Pamje nga sulmi
GJERMANI - Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia...
Bota
3 Mars 2025, 14:39
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka pë...
Bota
3 Mars 2025, 14:31
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga s...
Bota
3 Mars 2025, 14:26
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të h&eum...
Bota
3 Mars 2025, 14:22
M.B
Volodymyr Zelensky
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amer...
Bota
3 Mars 2025, 13:58
Foto ilustruese
GJERMANI - Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në ...
Bota
3 Mars 2025, 13:07
B.Z
Donald Tusk
LONDËR - Kryeministri polak, Donald Tusk ka folur së fundmi lidhur me konfliktin 3-vjeçar Rusi-Ukrainë, qasjen e SHB...
Bota
3 Mars 2025, 13:08
M.B
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.
BEOGRAD- Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evr...