3 Mars 2025, 15:15
Nga r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet anëtare të BE-së për planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.
Presidentja e KE, e cila mori pjesë dje në samitin për Ukrainën në Londër, u tha gazetarëve se Evropa ka nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Sipas saj paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcë dhe duke forcuar fillimisht veten.
“Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin e riarmatimit të Evropës. Ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje, pa asnjë dyshim. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën dhe forca fillon me forcimin e vetvetes”, është shprehur ajo.
Dhjetëra liderë prej Evropës, Kanadasë, Turqisë dhe NATO-s janë mbledhur në një samit të mbajtur më 2 mars në Londër, pas një jave të ngjeshur të diplomacisë, e cila kulmoi me një takim të shoqëruar me përplasje dhe tensione mes Zelenskyt dhe Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Diskutimet me tone të ashpra mes Zelenskyt dhe Trumpit para kamerave kanë tronditur liderët evropianë, meqë ndër të tjera, presidenti ukrainas është akuzuar për mungesë respekti ndaj SHBA-së, dhe që po rrezikon të gjithë “duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.
Si Starmer, ashtu edhe Macroni, i kanë bërë thirrje Trumpit që të mos braktisë Ukrainën, dhe të jetë më i ashpër me Rusinë, në vizitat që kanë zhvilluar ndaras në Shtëpinë e Bardhë një javë më parë. Këto takime janë zhvilluar para vizitës së Zelenskyt në Uashington, i cili është larguar nga SHBA-ja pa nënshkruar marrëveshjen për minerale, të cilën Trump e konsideronte shumë të rëndësishme për bashkëpunimin e mëtejshëm. Trump ka thënë pas takimit se Zelensky “nuk është gati për paqe nëse Amerika është e përfshirë në të”, dhe që “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
ursula von der leyen
Bota
3 Mars 2025, 15:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi ...
Bota
3 Mars 2025, 14:45
B.Z
Pamje nga sulmi
GJERMANI - Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia...
Bota
3 Mars 2025, 14:39
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka pë...
Bota
3 Mars 2025, 14:31
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga s...
Bota
3 Mars 2025, 14:26
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të h&eum...
Bota
3 Mars 2025, 14:22
M.B
Volodymyr Zelensky
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amer...
Bota
3 Mars 2025, 13:58
Foto ilustruese
GJERMANI - Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në ...
Bota
3 Mars 2025, 13:07
B.Z
Donald Tusk
LONDËR - Kryeministri polak, Donald Tusk ka folur së fundmi lidhur me konfliktin 3-vjeçar Rusi-Ukrainë, qasjen e SHB...
Bota
3 Mars 2025, 13:08
M.B
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula.
BEOGRAD- Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evr...
Bota
3 Mars 2025, 12:11
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Liderët europianë po intensifikojnë përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim dh...