Bota

Thumb për Trump dhe Putin? Zelensky: Ata që duan negociata nuk godasin njerëzit me raketa

Ai tha se Ukraina po lufton për jetën normale dhe të sigurt që meriton dhe për një paqe që është e drejtë dhe e besueshme.

3 Mars 2025, 14:31 Nga M.B
Thumb për Trump dhe Putin? Zelensky: Ata që duan negociata nuk godasin
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukrainë në ditët e fundit. Ai tha se Ukraina po lufton për jetën normale dhe të sigurt që meriton dhe për një paqe që është e drejtë dhe e besueshme.

“Ata që duan negociata nuk i godasin qëllimisht njerëzit me raketa balistike”, thotë Zelensky.

Lideri ukrainas njoftoi se në javën e kaluar, më shumë se 1,050 dronë sulmues, pothuajse 1,300 bomba ajrore dhe më shumë se 20 raketa janë lëshuar në Ukrainë “për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz”.

Sipas tij, forcimi i mbrojtjes ajrore të Kievit, mbështetja e ushtrisë dhe garancitë efektive të sigurisë “do ta bëjnë të pamundur kthimin e agresionit rus”.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll