Bota

Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, shkon në dy numri i viktimave, 25 persona të tjerë mbeten të plagosur

Të gjitha rrugët dhe urat që çojnë jashtë qytetit kontrollohen nga oficerët e policisë teksa thuhet se në shërbim janë vendosur edhe forcat ajrore të cilat po monitorojnë zonën me helikopter.

3 Mars 2025, 14:26 Nga B.Z
Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, shkon në dy numri i
Foto ilustruese

GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të hënë në Manheim të Gjermanisë. Një makinë u fut mes një turme njerëzish në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë. 

Sipas raportimeve të mediave vendase, si pasojë e aksidentit janë bllokuar të gjitha rrugët në qendër të qytetit. Të gjitha rrugët dhe urat që çojnë jashtë qytetit kontrollohen nga oficerët e policisë teksa thuhet se në shërbim janë vendosur edhe forcat ajrore të cilat po monitorojnë zonën me helikopter, pasi ka dyshime se ngjarja është një sulm terrorist. 

Bëhet me dije se është vënë në pranga shoferi i mjetit si dhe është sekuestruar makina me të cilën ndodhi aksidenti. Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe po bëhet i mundur dërgimi në morg i dy viktimave ndërsa 25 të plagosurit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë thuhet gjithashtu se policia ka nisur një aksion në Manheim i cili është shtrirë edhe në disa qytete të jera përreth.

gjermani aksident

Sondazh

Poll