Bota

Aksident tragjik në Gjermani, makina futet mes turmës, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Bëhet me dije se përplasja ka rezultuar fatale për një person i cili ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. 

3 Mars 2025, 13:58 Nga DOSJA

 

Aksident tragjik në Gjermani, makina futet mes turmës, 1 viktimë
Foto ilustruese

GJERMANI - Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në Manheim të Gjermanisë. Një shofer i makinës ka humbur kontrollin e mjetit dhe është futur në mes të një turme njerëzish që po ecnin në trotuar. Bëhet me dije se përplasja ka rezultuar fatale për një person i cili ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. 

Nuk dihet ende shkaku që çoi në humbjen e kontrollit të makinës nga shoferi sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit. 

 

aksident gjermani

Sondazh

Poll