Sport

Kimmich, lamtumirë Bayern? Eberl: “Askush mbi klubin, e kemi tërhequr ofertën”…

Kimmich gati të largohet nga Bayern Munich: klubi tërheq ofertën për rinovim: ja fjalët e Max Eberl, drejtori sportiv të bavarezëve

3 Mars 2025, 10:30 Nga DOSJA

Kimmich, lamtumirë Bayern? Eberl: “Askush mbi klubin, e kemi

GJERMANI - Joshua Kimmich do t'i thotë lamtumirë Bayern Munich këtë verë, ka zbuluar drejtori sportiv bavarez Max Eberl për Sky Sport DE pas fitores kundër Stuttgartit. Më poshtë janë fjalët e tij.

E ardhmja? “Në përgjithësi, askush nuk është mbi klubin. Nëse një lojtar vendos ndryshe, ai vendos ndryshe. Bayern do të shkojë përpara gjithsesi."

Oferta për rinovim është tërhequr? “Po, është publike. Por ne flasim. Asnjëherë nuk kemi dhënë një qëndrim se si po shkojnë negociatat. Ne flasim me njëri-tjetrin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Pritja e lojtarit një strategji e gabuar? “Do të shohim kur të vijë rezultati. Kur rezultati të jetë gati, atëherë do të mund të mbani qëndrim (referuar medias)”.

Ndiheni të mashtruar nga lojtari? “Jo, nuk ndihemi aspak të mashtruar nga Joshua Kimmich. Joshua po kalon një sezon të mrekullueshëm, ai ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme deri më tani. Në klub të gjithë e dimë se çfarë kemi me Joshuan”.

A është marrëdhënia juaj e paprekur? “Absolutisht”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll