Sport

Blatter dhe Platini do t'i përgjigjen sërish të hënën akuzave për mashtrim

Joseph Blatter dhe Michel Platini, respektivisht ish-presidentë të FIFA-s dhe UEFA-s, do të përballen sërish me akuza mashtrimi në një gjykatë zvicerane, të hënën, në një rast parregullsie që zgjat gati 10 vjet.

3 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA
Blatter dhe Platini do t'i përgjigjen sërish të

ZVICER - Pasi të dy u liruan nga tre gjyqtarë nga akuzat për korrupsion, mashtrim, falsifikim, shpërdorim fondesh dhe keqmenaxhimi në korrik 2022, ish-drejtuesit e dy organeve më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar do të kthehen sërish në bankën e të akuzuarve në Muttenz, pranë Bazelit.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm zviceran apeloi vendimet e para në tetor 2022 dhe rigjykimi do të zgjasë deri të enjten, ndërsa vendimi pritet më 25 mars.

Blatter dhe Platini dyshohet se kanë rregulluar pagesën e paligjshme të dy milionë frangave zvicerane (1.8 milionë euro) nga FIFA për shefin e atëhershëm të UEFA-s.

Francezi e mori shumën në vitin 2011, dyshohet për shërbimet e ofruara si këshilltar për zviceranët midis viteve 1998 dhe 2002.

Të dy e justifikuan dhënien e pagesës me kalimin e kohës dhe me faktin se financat e FIFA-s, në atë kohë, nuk lejonin shpërblime aq të larta sa ato të rënë dakord midis Blatter dhe Platini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll