Bota

Fundoset anija me emigrantë në Greqi, raportohet për 3 viktima

11 Janar 2020, 10:08 Nga DOSJA
Fundoset anija me emigrantë në Greqi, raportohet për 3 viktima

GREQI- Një varkë me 52 emigrantë u fundos 13 milje detare në jugperëndim të Paxos në Greqi. Fatkeqësisht raportohet për viktima. Ndërkohë, 16 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni është duke u zhvilluar.

Operacioni përfshin 6 anije nga porti i Igoumenitsa, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada. Anije lundruese gjithashtu kanë mbërritur në vend dhe 2 avionë super puma, të cilët janë përfshirë në operacion për shpëtimin e emigrantëve.Kanë qenë vetë emigrantët që rreth orës orës 09:15 që u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota greqi greqi

Sondazh

Poll