Bota

“Ia prenë serbët”/ Rrëfimi i amerikanes për shqiptarin e Kosovës, mbante penisin e shokut në qese plastike: Ishte prov

10 Janar 2020, 20:27 Nga DOSJA
“Ia prenë serbët”/ Rrëfimi i amerikanes për

E pas më shumë se 20 vjetësh, një gazetare amerikane, ka treguar një ngjarje tmerruese derisa e kishte intervistuar një burr në Kosovë e i cili kishte rrëfyer për një sulm të serbëve.

Lori Montgomery e cila punon për Washington Post, një histori të tillë e ka treguar teksa i është kërkuar të tregojë një ngjarje e cila duket si gënjeshtër për që është e vërtetë.

Ajo ka treguar se si burri të cilin e kishte intervistuar po e mbante në një qese plastike organin gjenital të shokut të tij në një qese plastike.

 

I once interviewed a man in Kosovo who was recounting an attack by the Serbs and holding his dead friend’s severed penis in a plastic bag. It was black, like an overripe banana; after the interview, he tossed it away into a field. https://t.co/D6l7zvuvfS

— lori montgomery (@loriamontgomery) January 9, 2020

 

“Një herë kisha intervistuar një burr në Kosovë i cili po tregonte për një sulm të serbëve, ndërkohë në dorë po mbante penisin e shokut të tij në një qese plastike. Ishte i zi, si një banane e pjekur shumë, pas intervistës ai e hodhi larg në një fushë”, ka shkruar Motgomerey në profilin e saj në twitter.

Pas këtij statusi në Twitter, gazetarja është vërshuar nga një seri pyetjesh.

“Si provë e masakrës. Ai tha se serbët ia kishin prerë” ka shpjeguar Montgomery teksa është pyetur për shpjegimin që i është dhënë nga burri që ka intervistuar.

E derisa dikush kisthe shprehur skepticizëm për vërtetësinë e një rrëfimi të tillë, gazetarja amerikane ka thënë se ka dëshmitar, duke i përmendur dy gazetar, njëri koleg i saj në Washington Post, David Lynch, dhe tjetri Bill Glauber.

Marrë nga Ekspress

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove lori montgomery serbet ne kosove kosove lori montgomery serbet ne kosove

Sondazh

Poll