Politike

Arrestimi i Veliajt/ Alizoti: I rrezikonte pushtetin Ramës, kryeministri bëri një shfaqje dhe e la si çështje!

Alizoti tha se Veliaj ishte njeriu që ja rrezikonte pushtetin Ramës. Sipas tij, Rama bëri një shfaqje dhe tashmë e la këtë si çështje.

1 Mars 2025, 18:26 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Alizoti: I rrezikonte pushtetin Ramës, kryeministri
Alizoti

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar këtë të shtunë arrestimin e kryebashkiakiut Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin Kjo javë në News 24, Alizoti tha se Veliaj ishte njeriu që ja rrezikonte pushtetin Ramës. Sipas tij, Rama bëri një shfaqje dhe tashmë e la këtë si çështje.

Alizoti u shpreh gjithashtu se është skeptik për hetimin nga SPAK të krimeve zgjedhore. Ai tha se SPAK nuk e ka hetuar as dosjen e Dibrës, ku shfaqen me zë e figurë politikanë, që flasin për vjedhje votash.

Tomor Alizoti: Jam skeptik për hetimin e krimeve zgjedhore. Dënimet, nëse do ketë duhet të jenë të frikshme. Jo të rrijnë me çipa, jo kështu e jo ashtu. SPAK duhet të dënojë ata persona që duan të tjetërsojnë vullnetin qytetar. Dosja e Dibrës nuk është zbardhur. PD do bëjë maksimumin e saj, do faktojë vjedhjet në zgjedhje. Rënia e ekonomisë së vendit e bën Ramën të dobët. Nuk mendoj se SPAK godet majtas, e shikoj atë që ndodh teatër që të bëjë efekt tek publiku.

Kushdo që ikën, nuk ndryshon sistemi. Rama është koka e sistemit. Njeriu që mund t’ja rrezikonte pushtetin Ramës ishte Veliajn dhe mund ta quaj neutralizim të tij politik këtë që ndodhi, pasi Erion Veliaj ishte kandidati kryesor për të marrë kryesimin e PS-së. Kryeministri bëri këtë shfaqjen dhe e la si çështje.

Sondazh

Poll