Politike

Mbyllet zyrtarisht procesi i primareve në 12 qarqe të vendit, pritet grumbullimi i të gjitha kutive për numërimin e votave

Pas përfundimit të procesit, pritet të grubullohen të gjitha kutitë e votimit dhe do të bëhet numërimi i votave. 

1 Mars 2025, 18:22 Nga B.Z
Mbyllet zyrtarisht procesi i primareve në 12 qarqe të vendit, pritet
Foto ilustruese

TIRANË - Është mbyllur procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike për 12 Qarqe të vendit. Bëhet me dije se pas përfundimit të procesit, pritet të grubullohen të gjitha kutitë e votimit dhe do të numërohen votat. 

Bëhet me dije se në Lushnjë ka pasur 1450 votues. Në Divjakë kanë votuar 800 anëtarë të PD. Në Pogradec kanë votuar 687 anëtarë, teksa në listë kanë qenë 1200 persona. Në Devoll votuan 1371 anëtarë, ndërsa në Kolonjë, votuan 557 anëtarë të PD-së.

Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së. Në Kukës ka pasur 935 votues, në Has kishte 1050 votues, ndërsa në Tropojë 830. Në Shkodër votuan 1785 anëtarë të Partisë Demokratike, në Malësinë e Madhe 781 votues, në Vaun e Dejës 701 votues, në Pukë 586 dhe në Fushë Arrëz 588 votues.

Bëhet me dije gjithashtu se në Bashkinë e Belshit të qarkut Elbasan kanë marrë pjesë në primare 411 njerëz ose 56 përqind e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

U mbyll votimi për primaret në Sarandë, ku morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Në Finiq pati 130 votues. Në Delvinë 250 votues dhe në Konispol 176 votues.

Sakaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njoftoi pak më herët se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Sondazh

Poll