Politike

"Mund të ndodhte hataja, por këneta nuk do t’ia dijë!" Rama për Agaçin: Thanë u arratis, i morën laptopin, nuk duan t'ia dinë se ka familje

Rama tha se opozita dëshiron të bëjë spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.

1 Mars 2025, 12:28 Nga M.B
"Mund të ndodhte hataja, por këneta nuk do t’ia
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës për "zhdukjen" e Engjëll Agaçin. Rama tha se opozita dëshiron të bëjë spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte. Sipas tij, ndërkohë që Agaçi ishte në spital e luftonte për jetën, Berisha thoshte se ai është në arrati.

"Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë për një shkak shëndetësor u shtrua në spital në Itali, e marrin e fusin në sallë dhe  i bëjnë  3 bypass, për shkak të bllokimit të koronarve dhe rrezikun imediat për jetën. Pas një operacioni shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive e fusin në frymëmarrje të drejtuar.

Ditë të tëra nuk thoshte ansjë mjek që ky do kthehet parë në jetë, mund të ndodhte hataja nga momenti në moment. ku të Ku të dijë kjo kënete për respektin minimal për një njeri  të sëmurë, a ka baba, mama , grua, djalë …jo mër u arrati nga drejtësia thonë,  i morën laptopin dhe vazhdon", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll