Politike

"Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë!" Rama: Mbështetja e qeverisë për Bashkinë Kamëz ka bërë që po të jesh prind këtu të jesh i qetë

Rama nuk i kurseu batutat duke thënë se qytetarët semokratë kanë lindur me këmishë, pasi sipas tij, edhe kur nuk votojnë PS-në kanë përfitime

1 Mars 2025, 11:52 Nga M.B
"Qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë!"
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së Kamzës dhe njësive 7, 10. Rama nuk i kurseu batutat duke thënë se qytetarët semokratë kanë lindur me këmishë, pasi sipas tij, edhe kur nuk votojnë PS-në kanë përfitime. Ai theksoi se mbështetja e qeverisë për Bashkinë Kamëz ka bërë ndryshime në atë qytet.

"Përkushtimi i Kryetarit të Bashkisë dhe mbështetja e pakursyer që unë dhe qeveria i kemi dhënë Bashkisë Kamëz ka bërë që po të jesh prind këtu në Kamëz të jesh i qetë. Edhe në e ke votuar PS-në edhe nëse nuk e ke votuar PS-në. Madje unë them që qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë se edhe kur s'na votojnë na e shohin hajrin.

E rëndësishme që së bashku të ndajmë një bindje që ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS, ka shumë rëndësi rezultati. Por kur rezultati ka rëndësi historike për Shqipërinë se me 11 maj, Shqipëria duhet të marrë të gjithë energjinë e nevojshme dhe të pajiset me të gjithë forcën për të kryer procesin e negociatave me BE", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll