Politike

“Di shumë mirë si aplikohet leja për ndërtim!” Veliaj vijon akuzat ndaj prokurorit Dado: Ka stisur dosje të rreme kundër meje

Veliaj ka postuar një video ku shfaqet një banesë, që sipas tij, i ishte faturuar si korrupsion në dosjen e tij.

1 Mars 2025, 09:59 Nga M.B
“Di shumë mirë si aplikohet leja për ndërtim!”
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Veliaj ka postuar një video ku shfaqet një banesë, që sipas tij, i ishte faturuar si korrupsion në dosjen e tij.

Ai akuzoi prokurorin Ols Dado duke thënë se di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqëri me licencat përkatëse.

POSTIMI:

Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”. Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqëri me licencat përkatëse.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90m2.

erion veliaj

Sondazh

Poll