Politike

Primaret/ Bardhi ndjek procesin në Fier: PD respekton vullnetin e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve

Bardhi tha se PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik.

1 Mars 2025, 11:25 Nga M.B
Primaret/ Bardhi ndjek procesin në Fier: PD respekton vullnetin e
Gazment Bardhi

FIER- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat ka ky qytet teksa ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Primare. Bardhi tha se PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik. Ai shtoi se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin nga ana e anëtarëve.

"Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’. 

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll