Politike

Bonusi i Pranverës/ Rama: Nis shpërndarja nga e hëna për 730,430 pensionistë

Pensionistët që kanë pension bazë deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 5 mijë lekë.

1 Mars 2025, 09:42 Nga M.B
Bonusi i Pranverës/ Rama: Nis shpërndarja nga e hëna për
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit tregon se nga e hëna, 3 mars, nis shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë. Pensionistët që kanë pension bazë deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 5 mijë lekë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama në Facebook.

Në dhjetor, të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë bonus. Ndërkohë që pas një konsultimi publik, qeveria premton se do të rishikojë në mandatin e 4 jo vetëm masën e pensionit, por edhe disa pika të reformës së pensioneve.

edi rama

Sondazh

Poll