Sport

Mourinho padit në gjykatë Galatasarayn…

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet e saj sociale, Fenerbahçe bëri të ditur këtë të premte se trajneri i saj portugez, José Mourinho, ka ngritur, nëpërmjet avokatëve të klubit, një padi ligjore kundër Galatasaray, i cili e akuzon atë për racizëm.

28 Shkurt 2025, 22:13 Nga DOSJA
Mourinho padit në gjykatë Galatasarayn…

TURQI - I akuzuar për racizëm nga Galatarasay pas derbit të Stambollit të së hënës (0-0), José Mourinho vendosi të kundërsulmojë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet e saj sociale, Fenerbahçe njoftoi këtë të premte se trajneri i saj portugez kishte ngritur, nëpërmjet avokatëve të klubit, një padi ligjore kundër Galatasaray. Tekniku 62-vjeçar kërkon dëmshpërblim moral prej 1.907 milionë lirash turke (50 mijë euro), ndaj klubit të themeluar në 1907.

Sa për kujtesë, Mourinho kishte kritikuar ashpër qëndrimin e kundërshtarëve të tij pas barazimit mes dy rivalëve mbrëmjen e së hënës. “Pakina e Galatasarayt po kërcente si majmunët pas çdo vendimi të gjyqtarit”, kishte thënë ndër të tjera portugezi në një konferencë për shtyp. Komentet u konsideruan raciste nga Galatasaray, e cila ngriti një ankesë kundër tij dhe për të cilën ai u pezullua me katër ndeshje të enjten.

Përveç Didier Drogbas ("Si mundet 'babai' im' të jetë racist?") dhe ish-lojtarëve të tjerë të “Special One”, drejtorët e Fenerbahçes e kishin mbështetur publikisht trajnerin e tyre në një deklaratë të publikuar të martën, një ditë pas ndeshjes, duke denoncuar një fjali "të marrë qëllimisht nga konteksti dhe të shtrembëruar në mënyrë mashtruese".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll