Sport

Guardiola: "Do të mbështetem te lojtarët më me përvojë, për sezonin e ardhshëm"

Pavarësisht një sezoni të vështirë aktual për disa prej tyre, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, siguron se për sezonin e ardhshëm do të mbështet te lojtarët e tij më me përvojë.

28 Shkurt 2025, 22:00 Nga DOSJA
Guardiola: "Do të mbështetem te lojtarët më me

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, përpara vizitës së tyre në raundin e pestë të Kupës me Plymouth Argyle të shtunën (18.45), është shprehur:

"Nuk është kurrë e pamundur të rindërtosh një skuadër me lojtarët më të vjetër, por është kaq e vështirë të bësh atë që kemi bërë. Eshtë e pamundur të bënim atë që bëmë.

Këtu ka lojtarë mbi 30 vjeç, ata do të jenë pjesë e së ardhmes së këtij klubi, sepse përveç Kevinit, i cili së bashku me klubin do të vendosin të ardhmen, të gjithë të tjerët kanë kontratë dhe pres që sezonin e ardhshëm të jenë këtu.

Ata do të na ndihmojnë. Sezonin e ardhshëm do të ketë shumë ndeshje. Nuk mund të kemi vetëm të renë apo të vjetrën, ata duhet të jenë të gjithë bashkë. Të gjithë do të preken. Është shumë e rëndësishme për fundin e sezonit dhe sezonin e ardhshëm.

Unë do të mbështetem te Ilkay Gündogan, te Bernardo Silva, llogaris te të gjithë lojtarët që kanë kontratë. Ata janë këtu. Kështu që nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll