Sport

Leo Messi akuzohet për fyerje raciste… ylli argjentinas e quan normale!

Zbulime të reja që ka të ngjarë të ndezin diskutime kanë dalë dhe ato kanë të bëjnë me Lionel Messin.

28 Shkurt 2025, 15:00 Nga DOSJA
Leo Messi akuzohet për fyerje raciste… ylli argjentinas e quan

SHBA - Në një episod të fundit në podcast, Royston Drenthe, një ish-lojtar i Real Madridit mes skuadrave të tjera, tregoi një incident në fushë, që përfshinte yllin argjentinasin në sezonin 2010/2011. Drenthe u përball me legjendën e Barcelonës, ndërsa luante për Hercules.

“Në një ndeshje kur isha me Hercules kundër Barçës, Leo Messi më quajti “i zi i ndyrë” dhe tha se lojtarët argjentinas e quajnë njëri-tjetrin kështu mes tyre”, deklaroi Drenthe.

“Për ta, është normale, - ata do t’i thoshin Garay dhe ai nuk u interesua, - por ata duhet të kuptojnë se kjo shqetëson dikë si unë. Nuk është njësoj, si një shok skuadre që e thotë këtë në stërvitje kundrejt një kundërshtari”, dëshmoi më tej ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll