Sport

Motta rrezikon shkarkimin nga Juventusi, projektohen katër kandidatë…

E ardhmja e Thiago Mottas, të paktën në letër, nuk duhet të vihet në pikëpyetje, duke qenë se fjalët e Cristiano Giuntolit hodhën çdo dyshim, por me sezonin për të përfunduar ende dështë e arsyeshme të mendohet se shumë do të varet nga 12 ndeshjet e ardhshme dhe vendi i katërt në renditje mund të mos jetë i mjaftueshëm.

28 Shkurt 2025, 21:33 Nga DOSJA
Motta rrezikon shkarkimin nga Juventusi, projektohen katër

ITALI - Sipas Tuttosport, klubi bardhezi i Torinës nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit në Kupë ndaj Empolit dhe faktit se skuadra duket sikur nuk ka identitet. Nuk përjashtohet mundësia që të mendohet që tani për një tjetër trajner në sezonin e ardhshëm.

Tuttosport flet për mundësinë që Antonio Conte të jetë një nga zëvendësuesit e mundshëm, edhe pse nuk do të jetë e lehtë që të bindet presidenti i Napolit, Aurelio De Lautentiis për ta lënë të lirë.

Më pas është edhe Gian Piero Gasperini, i cili ka arritur në fund të aventurës së tij te Atalanta. Ndër opsionet më të mundshëm është edhe Igor Tudor, ish-lojtar dhe trajner si ndihmës i Pirlos, aktualisht pa kontratë.

Së fundi, përmendet edhe emri i Roberto Mancinit, i lirë pas largimit nga Arabia Saudite, dhe që mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Seria A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll