Bota

VIDEO/ "A i keni thënë faleminderit presidentit?!" Ja momenti kur Zelensky përballet me pyetjen e sikletshme nga JD Vance

Zelensky i ka kërkuar Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

28 Shkurt 2025, 20:24 Nga M.B
VIDEO/ "A i keni thënë faleminderit presidentit?!" Ja
Foto nga takimi

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trump të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance.  JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.

Pjesë nga biseda:

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin - ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se disa njerëz kanë thënë se duhet të ju mbështesin.

Zelensky ndërhyn me qetësi: Unë kam respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë 'faleminderit' një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë.

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë 'faleminderit'? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën...

Ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll