Bota

"A i keni thënë faleminderit presidentit"/ Vijojnë përplasjet në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance-Zelenskyt: Po tregon mosrespekt!

JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.

28 Shkurt 2025, 19:05 Nga B.Z
"A i keni thënë faleminderit presidentit"/ Vijojnë
Takimi

SHBA - Vijojnë tensionet në takimin që po mbahet këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskyt dhe Trump. Përpos debateve mes dy liderëve të vendit, në debat është përfshirë edhe JD Vance. 

JD Vance e ka quajtur Zelenskyn si të pasjellshëm, pasi ky i fundit nuk pranoi kompromis me Putin për ti dhënë fund luftës sipas planit të Trump. JD Vance i ka thënë Zelenskyt se ky i fundit është edhe mosmirënjohës pasi nuk i ka thënë ende faleminderit presidentit Trump.

Pjesë nga biseda:

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin - ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se disa njerëz kanë thënë se duhet të ju mbështesin.

Zelensky ndërhyn me qetësi: Unë kam respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance e ndërpret: A keni thënë 'faleminderit' një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë.

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë 'faleminderit'? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky: Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën...

Ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

jd vance trump zelensky

Sondazh

Poll